Vanda Nara ngre në qiell Mauro Ikardin dhe thumbon Kristiano Ronaldon. Në programim Tiki Taka, bashkëshortja dhe njëkohësisht agjentja e kapitenit të Interit bëri krahasimin mes Ikardit dhe sulmuesit portugez të Juventusit që janë shumë pranë njëri-tjetrit përsa u përket golave të shënuar gjatë këtij sezoni në kampionatin italian te futbollit.
‘Mauro gjatë këtij sezoni nuk ka luajtur në 3 ndeshje-tha Vanda Nara-dhe është shumë pranë Kristiano ronaldos me 6 gola të shënuara. Do të doja të shihja nëse Ronaldo do të ishte i qetë në stol si Mauro Ikardi në sfidën me Xhenoan ku ai i vetëm mund të shënonte 5 gola.
Vanda Nara foli gjithashtu edhe për raportet mes bashkëshortit të saj dhe sulmuesit të Barcelonës, Lionel Mesi duke i përkufizuar si shumë të mira pavarësisht se në media flitet për të kundërtën.
‘Ka kujtime të mrekullueshme nga Barcelona, Ikardi u formua aty-vijoi Vanda Nara-Me Mesin e lidh një miqësi e bukur. kur shkuam në Barcelonë u takuam me shumë miq’.
sfidanti.al