Vijon ‘lufta’ mes Antonio Kontes dhe Celsit pas largimit të italianit nga pankina e Bluve të Londrës. Sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, Konte kërkon që klubi t’i japë një dëmshpërblim prej 23 milionë Eurove. Sipas kësaj të përditshmeje, nga kjo shifër, 13 milionë janë për zgjidhjen e parakohshme të kontratës dhe 5-10 milionët e tjerë ai i kërkon për dëmtim të imazhit të tij.
Nga ana e tij, padroni i Bluve të Londrës, Roman Abramovic nuk dëshiron që të bëjë shpenzime të panevojshme duke parë se tashmë ka shpenzuar shumë para. Për më tepër, klubi londinez e cilëson Konten si fajtorin e konfliktit me sulmuesin Diego kosta që e detyroi Celsin ta shesë futbollistin me cmim te lirë te Atletiko madrid. Por sipas avokatëve të Kontes, kjo nuk është e vërtetë pasi Diego Kosta që u ble për 38 milionë Euro u shit për 66 milionë te ‘Los Colchoneros’.
Tashmë konflikti mes Kontes dhe Çelsit është i hapur dhe mund të mos zgjidhet deri në vitin 2019, mbetet vetëm të shohim se fcfarë do të ndodhë
sfidanti.al