Trajneri holandez, Luis Van Gal, së shpejti, do të kthehet te puna e tij si trajner. Megjithëse para dy vitesh, kur u largua nga drejtimi i Mançester Junajtidit, ai tha se do të dilte në pension, tani, duket se ka ndërruar mendim. Ai thotë se ka marrë një nga ato ofertat që nuk mund të kundërshtohet.
“Mua më bën një ofertë që nuk kundërshtohet”, i deklaroi Van Gali televizionit kombëtar holandez. Megjithëse, deri tani, nuk ka ndonjë informacion se e kujt është kjo ofertë interesante, spekulohet se ka shumë mundësi që fjala të jetë për ndonjë përfaqësuese. Sa për kujtesë, në kërkim të një trajneri të ri janë përfaqësueset e Italisë dhe të SHBA-së.
Sfidanti.al