Van De Beek gjen destinacionin; Manchester United

Barcelona vazhdon të marrë lajme të këqija nga merkato e transferimeve. Klubi katalanas teksa është duke u marrë ne cështjen Lionel Messi, sheh t’I sfumohet një nga objektivat e saj përsa i përket përforcimeve, Dony Van de Beek i cili do të ketë si destinacion të ardhshëm, Manchester United

Vetë futbollisti ua ka komunikuar këtë shokëve të tij të skuadrës te Ajaxi dhe javën që vjen do të udhëtojë drejt Manchesterit për të mbyllur operacionin. Kjo lëvizje është një goditje e fortë për planet e Barcelonës, trajneri i së cilës, Koeman e kishte përfshirë në projektin e tij për sezonin e ardhshëm.

Ajo që hodhi në erë planet e katalanasve ishte kërkesa e Ajaxit për kartonin e futbollistit, 55 milionë Euro, shifër të cilën Barcelona nuk mund ta paguante për momentin. Skuadra katalanase po shpresonte që të largonte disa lojtarë, për të blerë mesfushorin, por Djajtë e Kuq e parakaluan.

Van de Beek kishte shfaqur dëshirën për t’u larguar edhe sezonin e kaluar por Ajax nuk donte të humbiste atë në të njëjtin vit me De Jong dhe De Ligt. Për këtë vi tai ia premtoi largimin Van de Beek dhe në drejtim të futbollistit erdhën disa oferta. Pas kësaj, Van De Beek nuk ishte pjesë e skuadrës në ndeshjet miqësore që Ajaxi luajti ndaj Frankfurtit dhe Union Berlin.

Sfidanti.al