Kai Haverc si Mesi, por pa sherr: Nuk bën testet tek Leverkuseni!

Nuk do të ketë gjyqe, as protesta tifozësh, dhe mediat nuk do të ziejnë si në prag-lufte. Kai Haverc nuk do të shkaktojë tronditje, dhe kjo jo vetëm sepse nuk është aq i famshëm sa Lionel Mesi, por edhe sepse nuk “i jep rremave” në drejtim të kundër me klubin. Leverkuseni e ka pranuar se ai mund të shkojë tek Çelsi, dhe tani është vetëm çështje shifrash. “Zonja e rëndë” ruse, Marina Granovskaja po bisedon me Rudi Fëlerin, ndërsa mesfushori nuk kaloi testet e formës (na falni që nuk po e përdorim “fjalën e vjetër shqipe”, performancë, le t’ia lemë kryeministri). Kjo ishte një shenjë tjetër se Haverci është pranë kalimit tek Çelsi, ndërsa puna është nëse Blutë e Londrës do t’i paguajnë menjëherë 100 milionë eurot për kartonin, apo me këste.

Sfidanti.al