Fenomenali Donçiç nuk ia del, Klipersat eleminojnë Dallasin!

Shënoi 38 pikë, kapi 9 topa në tabela e shërbeu 9 asistë, ishte lojtari më i mirë në fushë dhe faktori i vetëm që skuadra e tij nuk u mund që në pjesën e tretë, por i vetëm nuk ia doli dot. Superylli slloven, Luka Donçiç doli nga fusha i mundur me shifrat 97-111, ndërsa Los Anxhelos Lejkërsat eleminuan Dallasin në raundin e parë të plej ofit 4-2 me fitore. Për fat të keq, Donçiçin nuk e ndihmuan shokët e skuadrës, pasi Harduej shënoi vetëm 10 pikë, ndërsa serbi Marjanoviç nuk ishte keq, me 8 pikë e 5 topa në tabela në 15 minuta.

Klipersat u udhëhoqën nga më i miri i tyre, kampioni në fuqi i NBA-së, Kauaj Leonard, me 33 pikë, 14 topa në tabela e 7 asiste. Pol Xhorxh shtoi 15 pikë e 9 tabela e 7 asistenca, Xhekson realizoi 14 dhe kroati Zubac shënoi 15 pikë dhe kapi 11 topa në tabela.

Sfidanti.al