Kohët e fundit ka patur shumë spekulime, nëse Ivan Rakitiçi do të vazhdojë të qëndrojë ose do të largohet nga Barcelona, megjithëse vetë futbollisti kroat ka deklaruar disa herë se ai është i kënaqur në “Kamp Nou”.
Mediumi spanjoll “Kadena Ser” publikoi lajmin për një takim që kanë zhvilluar trajneri Ernesto Valverde dhe presidenti i Barcelonës, Hozep Maria Bartomeu, të cilët kanë diskutuar për të ardhmen e Rakitiçit dhe kanë vendosur që ky i fundit të vendoset në listën e transferimeve.
Thuhet se Valverde ka pranuar që Rakitiçi të shitet, por me kusht që atij t’i gjendet një pasues i denjë në mesfushë që do të thotë se ai kërkon një futbollist me të vërtetë cilësor. Shitja eventuale e Rakitiçit do t’i sillte klubit katalonjas të ardhura të mira që do të përmbushnin kushtet e rregullit financiar fair play.
Sfidanti.al