Legjenda e futbollit të Kolumbisë, Karlos Valderama, premton se ai do t’i qethë flokët e tij të famshëm të përdredhur, nëse përfaqësuesja e vendit të tij do të arrijë të dalë kampione bote, këtë verë, në Botërorin e Rusisë. Valderama që kanë qenë kapiten i Kolumbisë në tre Kupa të Botës, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me televizionin rus, “Russia Today”, që të komentojë, në cilësinë e bashkëpunëtorit special, në emisionin sportiv në spanjisht kushtuar Kupës së ardhshme të Botës. Pikërisht, me këta rast, “El Pibe”, sikurse e quajnë atë në Kolumbi, bëri premtimin e guximshëm se, nëse “Los Kafeterosit” dalin kampion, ai do të qethë flokët e tij mjaft të veçantë.
“Ne nuk kualifikohemi shpesh në Botërore, kështu që ky do të jetë një shans i madh për të gjithë neve. Nëse ne do të dalim kampionë, nuk do të ketë asnjë problem me flokët e mia, do t’i qeth”, deklaroi Valderama (56 vjeç) në “Russia Today”.
Sfidanti.al