Agjencia Amerikane Antidoping ka ngritur dyshime per formen qe ka treguar Rusia ne 2 ndeshjet e para te ketij Boterori. Kreu i kesaj agjencie, Trevis Tigart ka arritur deri aty sa t’i kerkoje FIFA te ushtroje kontrolle me te ashpra per doping te perfaqesuesja ruse.
‘Rregullat nderkombetare parashikojne kryerjen e hetimeve kur nje skuader shfaq nje permiresim te papritur ne paraqitjet e saj-tha Tigart, nje deklarate kjo qe nuk eshte pelqyer nga pala ruse qe ka reaguar me ane te presidentit te Federates se Futbollit, Viaceslav Koloskov.
‘Behet fjale per nje reagim pas suksesit te Boterorit te Rusise. Amerikanet irritohen kur kemi komente pozitive-u shpreh Koloskov.
Koloskov theksoi gjithashtu se sipas rregullit te FIFA, pas cdo ndeshje te pakten 2 futbolliste iu nenshtrohen testeve antidoping dhe se nuk eshte e nevojshme kryerja e testeve te tjera.
Sfidanti.al