Nigeria mund Islanden; i jep rreze shprese Argjentines

Nigeria mundi Islanden 2-0  ne ndeshjen e dyte te Grupit D dhe tashme eshte ne kuoten e 3 pikeve duke pasur shanse kualifikimi. Ky sukses i Supershqiponjave afrikane ben qe edhe Argjentina te jete matematikisht ne loje pavaresisht figures se shemtuar qe beri ne ndeshjen me Kroacine.

Sigurisht detyra e pare e Argjentines eshte qe te fitoje me cdo kusht ndaj Nigerise dhe me pas te hedhe syte edhe nga sfida mes Kroacise e Islandes. Opsioni me i keq per Argjentinen eshte fitorja e Islandes ndaj kroateve dhe nese la Seleccion mund Nigerine keto dy skuadra shkojne ne 4 pike, por Argjentines ne kete rast do t’i duhet nje fitore ndaj Nigerise me nje diference me te madhe golash se ajo e fitores hipotetike e Islandes me Kroacine.

Opsion me i mire dhe qe i krijon me pak dyshime Argjentines eshte fitorja e Kroacise ndaj Islandes. Nese Argjentina fiton ndaj Nigerise dhe Kroacia fiton me Islanden gjendja e Grupit D do te ishte; Kroacia 9 pike, Argjentina 4, Nigeria 3 dhe Islanda 1.

Opsion tjeter i kenaqshem per Argjentinen eshte edhe ai i barazimit mes Islandes e Kroacise. Ne kete rast gjendja e Grupit D do te ishte; Kroacia 7 pike, Argjentina 4, Nigeria 3 dhe Islanda 2 pike.

Pas katastrofes te se enjtes Argjentina ka ende nje mundesi qe te ktheje krejtesisht  situaten ne favorin e saj

Sfidanti.al