Uest Hemi, mbas katër ndeshjeve të zhvilluara në Premier Ligë, ndodhet në vendin e fundit të tabelës pa asnjë pikë të fituar. Askush në këtë klub nuk e priste një fillim të tillë të sezonit të ri, për më tepër që ky klub u tregua mjaft aktivgjatë sezonit veror të transferimeve, duke shpenzuar mbi 100 milionë sterlina.
Për shkarkimin e trajnerit Manuel Pelegrini është e vështirë që të flitet. Media angleze shkruan se shkarkimi ose prishja e kontratës me këtë trajner kilian do t’i kushtonte Uest Hemit 15 milionë sterlina.
Gjatë nënshkrimit të kontratës me Pelegrinin, Uest Hemi nuk arriti që ta ulte shifrën e kompensimit, në rast të prishjes para kohe të saj (kontratës), për më tepër që kujt do t’i kishte shkuar në mendje se ky klub londinez do ta fillonte aq keq sezonin e ri të Premier Ligës.
Sfidanti.al