Ferrari e ka vendosur, zevendeson Raikonen me Leklerk

Ferrari duket se e ka marre vendimin e tij per skuadren qe do te formoje per Boterorin e Formula 1 per vitin 2019. Kimi Raikonen do te largohet nga Kokekuqja italiane ne fund te sezonit aktual dhe drejtuesit e skuderise italiane kane vendosur ta zevendesojne me te riun Sharl Leklerk.

Lajmi behet i ditur nga e perditshmja ‘La Gazzetta Dello Sport’ sipas se ciles drejtuesit e Ferrarit ia komunikuan vendimin e tyre finlandezit para Çmimit te Madh te Italise dhe e gjithe kjo shpjegon edhe sjelljen e Raikonen ne pisten e Monzas kur ai nuk e ndihmoi shume Sebastian Fetel ne gare.

Sharl Leklerk eshte formuar ne Akademine e Ferrarit dhe aktualisht eshte pjese e Sauber Alfa Romeo. Gjithnje sipas ‘La Gazzetta Dello Sport’, piloti 20 vjecar nga Monako e ka nenshkruar nje parakontrate me Ferrarin per 2 sezone dhe mungon vetem zyrtarizimi i kesaj marreveshje.

Sfidanti.al