UEFA vendos: Superkupa e Evropës, në Budapest në 24 shtator

Superkupa e Evropës do të luhet në Budapest në 24 shtator në orën 21:00. Lajmi konfirmohet nga vetë UEFA nëpërmjet një komunikate për shtyp. Ndeshja ku do të përballet fituesja e Ligës së Kampioneve me atë të Europa League fillimisht u mendua të luhej në stadiumin Dragao të Portos në 12 gusht, por emergjenca coronavirus ndryshoi të gjitha programet. Në ditët e ardhshme, vetë UEFA do të bëjë të ditur se do të lejohet hyrja e tifozëve në 30% të kapacitetit të stadiumit.

‘Në 17 qershor, Komiteti Ekzekutiv vendosi zhvendosjen e Superkupës së Evropës në Budapest dhe shtyu finalet e kompeticioneve për klube të sezonit për shkak të emergjencës shëndetësore të krijuar nga pandemia Covid 19-lexohet në komunikatën e UEFA-edicionet e ardhshme të Superkupës së Evropës do të luhen sipas parashikimit në Belfast në 2021, Helsini në 2022 dhe Kazan në 2023’.

Sfidanti.al