‘Një rast me coronavirus te Liverpool’. Dhe e gjithë kjo ndodh 10 ditë përpara ndeshjes së parë zyrtare të sezonit të ri. Ky është lajmi që po qarkullon në median austriake që më pas u konfirmua edhe nga të përditshmet britanike që morën informacione nga The Reds që gjenden në Austri për fazën përgatitore.
Vetë klubi kampion i Anglisë për momentin nuk ka konfirmuar asgjë nëpërmjet platformave zyrtare të tij, por skuadra është izoluar tashmë dhe kryen stërvitje të blinduara. Për momentin flitet për një rast tyë dyshuar me coronavirus dhe nuk dihet nëse bëhet fjalë për futbollist apo anëtar të stafit teknik.
Sipas ‘Mirror’, funksionarët e klubit preferuan që të qëndrojnë në heshtje dhe nuk konfirmuan lajmin, por as nuk e mohuan atë. Gjithsesi planet e stërvitjes së Liverpoolit nuk kanë ndryshuar; The Reds do të vazhdojnë që të stërviten pranë Salzburgut për pjesën e mbetur të javës sigurisht seancat e tyre do të zhvillohen me dyer të mbyllura. Në 29 gusht, Liverpool do të nisë sezonin me finalen e Community Shield ndaj Arsenalit.
Sfidanti.al