UEFA vendos, Bufon rrezikon 3 ndeshje pezullim, por PSG do ta prese

UEFA duket se e ka marre vendimin per Xhanluixhi Bufon ne lidhje  me ate çfare ndodhi ne perfundim te sfides mes Realit te Madridit e Juventusit ne Ligen e Kampioneve. Nje vendim qe mund te ndikoje tek e ardhmja e futbollistit.

Ish kapiteni i Juventusit tashme e ka arritur akordin me Paris Sen Zhermen me kete te fundit qe i ka ofruar nje kontrate 2 vjeçare me 8 milione Euro ne sezon. Gjithçka eshte e kryer, perveç hedhjes se firmes se 40 vjecarit ne kete kontrate. Dhe kjo pasi te dy palet kane qene gjithnje ne pritje te vendimit te UEFA.

Duke e bazuar te Kodi i Disiplines  se UEFA dhe duke marre parasysh cfare ndodhi me Simeonen edhe Bufon duket se eshte i pergatitur per nje denim me te pakte  3 ndeshje pezullim. Megjithate te Paris Sen Zhermen duket se ky denim i Bufonit nuk do te kete shume rendesi edhe pse ai do te mungoje ne gjysmen e ndeshjeve ne fazen e grupeve te Liges se Kampioneve te sezonit te ardhshem. Parizienet enderrojne te fitojne kete turne dhe kjo arrihet duke nisur nga 1/8 e finaleve.

Sfidanti.al