UEFA shtyu Evropianin; ja skenarët për mbylljen e kampionateve dhe Kupave evropiane

Në fillim janë kampionatet, pastaj vjen Evropiani. Me këtë parim duke I dhënë prioritet Ligave në kontinentin e Vjetër, UEFA zyrtarizoi shtyrjen e Euro 2020 me 12 muaj pas një videoconference të mbajtur këtë të martë mes presidentit Ceferin, drejtuesve të 55 Federatave, përfaqësues të Ligave, klubeve dhe futbollistëve.

Tani  qeverisë së futbollit evropian I duhet të gjejë datat më të përshtatshme për të mbyllur si kampionatet në cdo vend të Kontinentit të Vjetër, ashtu edhe Ligën e Kampioneve dhe Europa League. Ideja është që gjithcka të mbyllet në periudhën maj-qershor, gjithnjë nëse situata kthehet shpejt në normalitet pas emergjencës coronavirus.

Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme u hodhën disa opsione; në rastin më të mirë,  mendohet që kampionatet të rinisin në prill, ndërsa në rastin më të keq rifillimi I tyre të shtyhen në fillim të qershorit, madje edhe në 13 qershor me mbyllje të tyre në korrik. Gjithcka bëhet me synimi që si kampionatet ashtu edhe Liga e Kampioneve e Europa League të perfundojnë pa bërë ndryshime në format.

Për Europa League hidhet hipoteza e rinisjes në 30 prill, ndërsa Champions League mendohet të nisë në 5 maj. Përsa u përket finaleve të kompeticioneve, mendohet për datat 24 dhe 27 qershor.

Sfidanti.al