UEFA nuk vonoi shumë kohë për t’i kthyer përgjigje propozimit të Boris Johnson për zhvillimin e Evropianit të këtij viti në Angli, ndërkohë që kompeticioni është organizuar të zhvillohet në 12 qytete të kontinentit. Qeveria e futbollit evropian e mbështetur edhe nga vetë Federata Angleze e Futbollit I ka thënë ‘jo’ idesë së kryeministrit britanik për shkak të problemeve të mëdha logjistike.
Në fakt është i pamendueshëm riprogramimi I udhëtimeve, akomodimeve në hotele dhe përgatitja e fushave të stërvitjes për të 24 skuadrat e kualifikuara. Në këtë mënyrë, Johnson duhet të vërë shpirtin në paqe dhe të kënaqet me faktin që Londra në stadiumin e saj Wembley do të presë 2 gjysmëfinalet e Euro 2020 në 6 dhe 7 korrik dhe finalen e madhe në 11 korrik
Sfidanti.al