Turqia rihap stadiumet për tifozët: Në korrik, ndoshta ndeshje me publik

Turqia mund të jetë vendi i parë që u hap dyert e stadiumeve për tifozët. Sipas presidentit të Federatës Turke të Futbollit, Nihat Ozdemir që nga muaji korrik, ndeshjet e Super Ligës Turke mund të zhvillohen me tifozë në shkallët e stadiumeve.

‘Ka vende që janë në një situatë më të keqe se ne që po rifillojnë-tha Ozdemir-prioritet është shëndeti dhje objektivi ynë është që të luajmë pa tifiozë që nga 12 qershori, por nëse gjërat do të shkojnë mirë, ndoshta në korrik mund të zhvillojmë ndeshjet me publik’.

Ndërsa pjesa tjetër e Evropës  me përjashtim të Gjermanisë po mendon se si dhe kur do të rinisin kampionatet, në Turqi po mendohet që tani për një ‘Fazë 2’ të mundshme të futbollit.

‘Duam ta përfundojmë kampionatin, përndryshe do të ketë diskutime-saktësoi Ozdemir për CNN Turk-duam ta mbyllim sezonin në fushë. Nuk duam të mendojmë mundësinë që të mos luhet’.

Ozdemir foli edhe për procedurën që do të ndiqet në rast se një futbollist rezulton pozitiv me Covid-19. ‘Testet do të kryhen në mënyrë frekuente gjatë përgatitjeve. Nëse dikush do të dalë pozitiv, do të izolohet në karantinë dhe pjesa tjetër do të vazhdojë- tha presidenti i Federatës Turke.

Sfidanti.al