Shqipëria mbeti prapa treshes kryesuese të grupit tonë në eleminatoret e Euro 2020-ës, pasi Turqia dhe Islanda fituan që të dyja. Turqit e patën shumë të vështirë ndaj Andorrës së vendit të fundit, dhe u desh një gol në minutën e parafundit nga Ozan Tufan për të marrë tripikëshin. Nuk pritej një vuajtje e tillë nga një ekip që kishte mundur 2-0 Francën, kishte fituar 2-0 në Shqipëri dhe kishte shkatërruar Moldavinë 4-0. Më logjike fitorja e Islandës në fushën e saj ndaj Moldavisë. Nordikët shënuan në Rejkjavik me anë të Sigtorsonit (31’), Bjarnasonit (55’) dhe Baldvisonit (77’). Pas pesë ndeshjeve të luajtura, Franca, Turqia dhe Islanda kanë nga 12 pikë, Shqipëria ka 6, Moldavia 3 dhe Andorra asnjë pikë.
Sfidanti.al