Rivalët e Romës duhet të ndryshojnë stadium; fajin e kanë…pemët!

Në Europa League është shfaqur një rast I vecantë; ndeshja mes austriakëve të Volfsberger dhe Romës e programuar për t’u zhvilluar në 3 tetor do të luhet në Graz. Stadiumi i skuadrës austriake, pavarësisht ristrukturimit që iu nënshtrua në vitin 2012, përsëri nuk i respekton normat e UEFA duke qenë se ka një kapacitet me 3000 vende ulur dhe 4500 në këmbë.

Drejtuesit e Volfsberger donin që të traslokonin këtë ndeshje në Vëterse Stadion të Klagenfurtit që është vetëm 50 km larg, por në fund do të detyrohen të luajnë në UPC Arena të Grazit që është 80 km larg Volsfbergut. Pikërisht këtu ndodh edhe cudia. Klubi Austria Klagenfurt është bërë pjesë e nismës ‘For Forest’ , një akt sensibilizimi kundër degradimit ambiental duke lejuar mbjelljen e rreth 200 pemëve të lartë 14 m.

Paradoksi është se përvec tifozëve që do të jenë të detyruar të përshkojnë kilometra të tëra për të ndjekur ndeshjet evropiane të Volfsberger, nisma duket se nuk u ka pëlqyer aspak as vetë ambientalistëve; pemët në fakt janë importuar nga Belgjika, nga rajonet e Gjermanisë së Veriut dhe Bolonjës dhe transportimi I tyre ka shkaktuar jo pak problem.

Ndërkaq nga e diela e deri në muajin tetor njerëzit mund të hyjnë falas në Vëterse Shtadion për të vizituar fushën e lojës e për të admiruar pemët, ndërsa për të parë Volfsberger ose Romën duhen bërë 100 km më shumë.

sfidanti.al