Transferimi i Grizman, takim Atletiko Madrid-Barcelona

Antuan Grizman është drejt kalimit te Barcelona drejtuesit e të cilit sipas ‘L’Equipe’ janë takuar me ata të Atletiko Madrid në lidhje me këtë cështje. Klauzola e kontratës së Grizman me madrilenët do të ulet në 120 milionë Euro në 1 korrik, por Barcelona do të kërkojë tqë të marrë futbollistin nëpërjmet tratativave të blerjes së kartonit me synim uljen e mëtejshme të cmimit të francezit

Sipas ‘L’Equipe’, kampionët e Spanjës po mendojnë që të përfshijnë në këtë operacion për Grizman një futbollist dhe Nelson Semedo duket se është emri i duhur. Portugezi kërkon largimin nga katalanasit, ndërsa Atletiko po kërkon të përforcohet në mbrojtje pas largimeve të Lukas Hernandez, Huanfran ndërkohë që pritet ta bëjë këtë edhe Filipe Luis.

Përsa i përket Grizman, gjithnjë sipas L’Equipe’, sulmuesi francez është gati të ulë pretendimet e tij për pagën për të kaluar te Barcelona. E përditshmja transalpine thekson se Grizman do të firmosë me kampionët e Spanjës një kontratë 5 vjecare me 17 milionë Euro në sezon duke pranuar ulje të pagës së tij me 6 milionë

Grizman nuk do të transferohet te Barcelona si alternativë e Nejmarit, operacioni për të cilin duket se është ende në zhvillim e sipër në Catalunya edhe pse duket një rast i komplikuar.

sfidanti.al