Shakira që është me pushime së bashku me të fejuarin e saj Xherard Pike dhe dy fëmijët e tyre i është drejtuar rrjeteve sociale për të zbuluar një talent të djalit të vogël Sasha që mesa duket kur të rritet do t’i dedikohet botës së fotografisë edhe pse është shumë shpejt të flitet për këtë cështje duke qenë se Sasha është vetëm 4 vjec.
‘Fotografi e shkrepur nga Sasha Pike Mebarak, fotografi im 4 vjecar-shkruante artistja kolumbiane në një postim të saj në rrjetin social Instagram teksa postoi foton e saj ku ajo është fare pa makiazh
Shakira dhe Pike po i shijojnë pushimet e tyre larg mediave dhe fotografëve. Vetë futbollisti publikoi një video ku ai shfaqet së bashku me dy djemtë e tij Milan e Sasha teksa vëshgojnë nga afër peshkaqenë të egër.
sfidanti.al