PSG ul pretendimet për Nejmar, kërkon 222 milionë Euro, jo 300 milionë

Nejmar po kërkon me cdo kusht të kthehet te Barcelona dhe Barcelona për momentin duket se e do këtë. Por edhe Paris Sën Zhermeni do që të hyjë në tratativa me cdo kusht për shitjen e sulmuesit brazilian. Në këtë pikë, një gjë është e sigurt, Barcelona kërkon të marrë Nejmarin me një cmim të ulët, ndërkohë që vetë Nejmar do të duhet të plotësojë disa kushte.

Gjërat mund të lehtësohen në favor të katalanasve pas lajmit të publikuar nga ‘Le Parisien’ sipas së cilës, Paris Sën Zhermeni është gati të ulë pretendimin e tij për kartonin e futbollistit nga 300 milionë në 222 milionë Euro, kjo e fundit është shifra që parizienët paguan në 2017 për të sjellë Nejmarin në kryeqytetin francez

Por ulet nuk do të bëhen vetëm nga ana e Paris Sën Zhermen. Edhe Nejmar do të pranojë ulje të pagës së tij për të shkuar te Barcelona. Ndërkaq, në median spanjolle po flitet për hedhjen në veprim të babait të Nejmar ashtu sic ka thënë vetë braziliani, që të kthehet te klubi nga i cili nuk duhet të ishte larguar kurrë.

sfidanti.al