Transferimi i Armando Brojës tek Ipswich në formë huazimi rrezikon të dështojë, duke rritur mundësinë që sulmuesi të mos largohet nga Chelsea këtë muaj. Është prestigjiozja “The Guardian”, që analizon situatën e sulmuesit shqiptar. Ipswich kishte rënë dakord për një marrëveshje me Çelsin që shqiptari të kalonte sezonin me ta në formë huazimi. Një nga kushtet ishte që skuadra e trajnerit Kieran McKenna-s do të nënshkruante me Brojën për 30 milionë stërlina nëse do të arrinin të qëndronin në elitë në vitin e parë të kthimit në Premier League. Por transferimi është zvarritur dhe kuptohet se ka një perspektivë serioze që të dështojë për çështje dokumentacioni që nuk kanë të bëjnë me Chelsean. Transferimi nuk është plotësisht i pamundur, por Ipswich po shikon opsione alternative për sulmin.
sfidanti.al