Trajneri kroat e përzuri, kurse atë e bleu Atletiko e Madridit!

Sulmuesi  Nikolla Kaliniç që u përzu nga trajneri i përfaqësueses kroate, Zllatko Daliç, nga Botërori i tanishëm, realizoi një transferim të jashtëzakonshëm nga Milani  per tek Atletiko e Madridit. Gazeta italiane “Korriere delo Sport” bën të ditur se trajneri i Atletikos, Diego Simeone, e mori vetë përsonalisht në telefon kryesinë e Milanit, duke kërkuar shërbimet e futbollistit të lartpërmendur kroat. Sidoqoftë, sikurse thuhet, bisedimet janë akoma në zhvillim e sipër.

Dihet se Kaliniçi ka disa kohë që ndodhet në portën e daljes së klubit të mësipërm italian, ku ai ka ardhur nga Fiorentina. Kaliniçi, në fakt, gjatë sezonit të kaluar, ka shënuar vetëm gjashtë gola, por kjo gjë, sikurse duket, nuk është ndonjë tregues negativ për Atletikon e Madridit. Thuhet se shuma që Atletiko do të duhet të paguajë për Kaliniçin arrin deri në 25 milionë euro.

Sfidanti.al