Trajneri argjentinas i Arabisë Saudite që në kohën e vet ka luajtur me përfaqësuesen e Spanjës, Huan Pici, vuri në dukje mbas ndeshjes së hapjes të kampionatit botëror, në të cilën ekipi i tij pësoi një humbje të thellë 5-0 nga Rusia vendase, se ai nuk është habitur nga loja e përfaqësueses ruse, duke i kërkuar më shumë arsyet e humbjes tek ekipi i tij.
“Unë dhe lojtarët e mi e njohim Rusinë dhe dimë se çfarë janë në gjendje që të bëjnë futbollistët e saj. Nuk mendoj se ata na befasuan. Megjithëse unë e respektoj ekipin e Rusisë, mendoj se kualiteti i dobët i lojës sonë ndikoi më shumë te rezultati”, tha Pici, duke vënë në dukje se Rusia luajti, pak a shumë, sikurse ka luajtur në ndeshjet e fundit miqësore kundër Argjentinës, Francës, Spanjës, Austrisë dhe Hungarisë, ata luajtën me topa të gjatë. Goli i parë, në fakt, na befasoi, pasi nuk shikon shpesh gola të tillë. Sidoqoftë, Rusia nuk tregoi ndonjë gjë që ne nuk e dinim”, tha Pici.
Sfidanti.al