Ç’do të thotë kjo, mungesë respekti? Anglezët refuzojnë bukën ruse !

Federata angleze e futbollit i kishte porositur lojtarët e përfaqësueses së saj që të mos ta fusnin në gojë bukën e mirëseardhjes që rusët organizatorë të Kupës së Botëës ua ofruan të gjithë ekipeve pjesëmarrës. Mediume të ndryshme në botë shkruajnë me qesëndi se anglezët, me siguri, se kanë pasur “frikë” se mos helmohen, sikurse u helmuan para ca kohësh agjenti i dyfishtë rus, Sergei Skripal, dhe e bija e tij, Julia.

Përfaqësuesja e Anglisë, në fakt, ka sjellë me vete në Botëror kuzhinerët e vet, ashtu si edhe çdo përfaqësuese tjetër pjesëmarrëse, por, megjithatë, bukën e mirëseardhjes asnjë ekip tjetër nuk e refuzoi që ta provonte. Anglia ndodhet në grup me Tunizinë, Panamanë dhe Belgjikën.

Sfidanti.al