Emiliano Sala nuk po mund të gjejë paqe as pas tragjedisë. Nantë dhe Kardifi prej kohësh ishin përfshirë në një ‘betejë’ për transferimin e futbollistit argjentinas që në muajin janar të këtij viti pësoi një aksident ajor në Kanalin e La Manshit teksa ishte duke udhëtuar drejt Kardifit për t’u bashkuar me skuadrën e tij të re e cila derdhi në arkat e Nantës 18 milionë Euro për të.
Kardifi nuk donte të paguante këtë vlerë të kartonit të lojtarit për të cilën kishte arritur akordin me klubin francez përpara vdekjes së futbollistit. Në këtë pikë ndërhyn FIFA që dha përgjigjen e saj të parë në lidhje me këtë cështje.
‘Në një takim të zhvilluar në 25 shtator nga Komisioni I FIFA për transferimet e lojtarëve, u vendos që Kardif Siti duhe t’I paguajë Nantës 6 milionë Euro që përkon me këstin e parë të pagesës së vlerës së futbollistit për të cilën klubet kishin arritur marrëveshjen-lexohet në një komunikatë të qeverisë së futbollit botëror-Komisioni që nuk I ka anashkaluar rrethanat unike të kësaj situate tragjike, eviton imponimin e kostove proceduriale për palët e përfshira. Rezultatet e vendimit iu janë komunikuar të dy klubeve dhe brenda 10 ditëve Kardifi dhe Nantë mund të kërkojnë një kopje të motiveve të këtij vendimi që mund të apelohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës’.
Sfidanti.al