Tottenham, ministërvitje në park, Mourinho kërkon ndjesë: Jetësore, ndjekja e rregullave

Jose Mourinho pranon gabimin dhe përpiqet që të fitojë faljen e tifozëve në Angli. Pas publikimit në rrjetet sociale të videove dhe fotove të ministërvitjes në park me disa lojtarë të Tottenhamiut duke thyer rregullat e kufizimit, Special One deshi të kërkojë ndjesë.

‘E pranoj që veprimet e mia nuk ishin në një linjë me protokollet qeveritare-ishin fjalët e Mourinhos për ‘Daily Mirror’-duhet të jemi në kontakt vetëm me familjarët tanë. Është jetësore për ne të gjithë që të ndjekim këshillat e autoriteteve për të mbështetur heronjtë tanë të NHS dhe për të shpëtuar jetë’.

Në këtë moment, aktiviteti fizik në natyrë lejohet të kryhet në vetmi nga personat ose në shoqërinë e një familjari duke respektuar gjithsesi distancën sociale prej 2 m. Mourinho në fakt u pak teksa drejtonte një seancë stërvitore me Davinson Sanchez, Ryan Sessegnon dhe Tanguy Ndombele, që banojnë në të njëjtën zonë të Londrës.

Sipas ‘Mirror’ stërvitja ishte kryesisjt për mesfushorin francez që e pati të vështirë të përshtatet me futbollin anglez pas transferimit nga Lioni te Tottenham. Një zëdhënës I Tottenhamit tha se të gjithë futbollistëve do t’u kujtohet që të respektojnë distancën sociale kur të stërviten në ambiente të hapura.

Sfidanti.al