Ndërsa cështja e reduktimit të pagës është pezull për momentin, emergjenca coronavirus po ndihet gjithnjë e më shumë në shtëpinë e Napolit, ku janë marrë masat e para drastike për të përballuar krizën ekonomike. Presidenti Aurelio De Laurentiis, në fakt vendosi të nxjerrë në asistencë për 2 muaj 30 punonjës të klubit duke pezulluar edhe modalitetin e smart ëorking.
Përsa I përket reduktimit të pagës, parashikohet një ndeshje shahu mes klubeve dhe futbollistëe, Në këtë pikë Napol ka vendosur të ngrijë pagën e muajit mars në pritje të një rakordimeve dicka që është shumë e vështirë pasi në sfond mbetet ende kërkesa e fortë për gjoba të lojtarëve pas rebelimit të 5 nëntorit të vitit të kaluar.
De Laurentiis e di që linjat e guidës së Legas imponojnë arritjen e një marrëveshjeje me futbollistet duke përjashtuar vendimet e njëanshme nga ana e klubit. Por në këtë moment nuk janë ende të gjithë elementët për të hyrë në detajet e tratativave dhe për këtë arsye palët me shumë mundësi do të marrin akoma më shumë kohë.
Sfidanti.al