Ndërsa Interi ua bëri të qartë, lojtarëve të tij të huaj se duhet të kthehen në Appiano Gentile menjëherë pas Pashkës, te Juventus nuk ka ende një datë të saktë. Aktualisht janë 9 futbollistë të Zonjës së Vjetër me në krye Cristiano Ronaldo, kanë lënë Italinë për t’u kthyer në vendet e tyre respektive në Evropë e Amerikën Latine gjatë emergjencës së coronavirusit.
Teksa janë në pritje të direktivave për rikthimin në stërvitje dhe rifillimin e kamopionatit, ideja e klubit bardhezi është që të lejojnë lojtarët të festojnë Pashkën në shtëpitë e tyre për t’I kthyer më pas në bazë rreth mesit të muajit. Është kjo koha e mjaftueshme për ata që kthehen në Itali nga jashtë për të kryer periiudhën e karantinimit përpara se të rifillojnë punën në fushë në fillim të muajit maj
Ndryshe ndodh me Dybala dhe Matuidi që kanë qëndruar në Torino dhe që ende po përballen me simptomat e Covid-19 janë në pritje të një përgjigjeje pozitive për t’u deklaruar përfundimisht të shëruar.
Sfidanti.al