Pas një muaji në burg, Ronaldinho është lënë në arrest shtëpie që do ta kryejë në një hotel në Asuncion të Paraguajit. Vendimi u dha nga gjykatësi Amarilla në një seancë gjyqësore, pasi Ronaldinho dhe vëllai I tij Roberto De Assis paguan garancinë prej 1.6 milionë Eurosh. Të dy vëllezërit u transferuan në hotel ku do të ruhen ditë e natë nga policia për të evituar largimin e tyre nga vendi ku do të kryejnë izolimin e tyre.
Në momentin e mbërritjes në hotel Ronaldinho u rrethua nga miqtë dhe familjarët e tij që nuk ngurruan ta përqafonin ndërkohë që të pranishëm ishin edhe shumë gazetarë. Ronaldinho dhe vëllai I tij u ndaluan në fillim të muajit mars nga policia paraguajane duke u arrestuar më pas me akuzën e hyrjes në vend me dokumentacion false.
Gjatë qëndrimit të tij në burg, Ronaldinho u përfshi në aktirvotete sportive sic ishte një turne minifutbolli ku arriti të fitojë dhe në një ndeshje foot-volley kundër një skuadre të përbërë nga një vrasës dhe një grabitës, vetëm se këtë radhë ylli brazilian humbi
Sfidanti.al