Torino dhe makthi Covid; 6 raste pozitive, pezullohet sfida me Sassuolon?

Rritet numri i futbollistëve të prekur nga Covid-19 te Torino. Tre rasteve të mëparshme të bëra të ditura në ditët e kaluara, iu shtohen 3 të tjerë në orët e fundit duke e cuar numrin e rasteve pozitive me Coronavirus në 6. Mësohet se mes lojtarëve me Covid është edhe kapiteni i Torinos, Andrea belotti.

duke ndjekur këshillën e Agjencisë rajonale shëndetësore, Torino anuloi si seancën stërvitore të së paradites ashtu edhe atë të pasdites dhe e gjitha skuadra ka hyrë në izolim. Kjo rritje e numrit të rasteve me covid te skuadra torineze vë në rrezik edhe zhvillimin e sfidave të radhës të saj në kampionatin italian të futbollit.

Në fakt, agjencia rajonale torineze në bashkëpunim edhe me klubin granata duket se ka marrë vendimin për pezullimin e ndeshjes të së premtes të Torinos me Sassuolon

sfidanti.al