Prej kohësh tashmë, “Topçinjtë” e Arsenal janë në kërkim të një emri të madh apo të një talenti premtues, për sulmin e “gjigantëve” anglezë dhe siç dihet prej kohësh, “bomberi” nigerian, Victor Osimhen ësshtë objektivi i parë në listën e “të preferuarve” të klubit londinez, mirëpo nuk është emri i vetëm. Sipas raportimeve më të fundit të mediave angleze, tashmë është zbuluar edhe një tjetër emër, kësaj here i një talenti të së ardhmes. Bëhet fjalë për “bomberin” irlandez, të “Pulëbardhave”, të Brighton, Evan Ferguson, me 19-vjeçarin, që deri më tani ka shënuar 6 gola dhe ka asistuar 1 tjetër, në 36 ndeshjet e regjistruara deri më tani. Tekniku, Mikel Arteta beson se 19-vjeçari mund të shpërthejë në të ardhmen dhe të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në skenën ndërkombëtare, megjithatë, përveç “Topçinjve” të Arsenal, në listën e kandidatëve që kërkojnë për ta blerë atë gjatë verës janë bashkuar edhe “Djajtë e Kuq” të Manchester United, si dhe rivalët e përjetshëm të Tottenham.
sfidanti.al