Tomas Strakosha “tradhëton” Mançester Junajtidi dhe shkon te Brentfordi!

Sipas të gjitha gjasave, e ardhmja e tij është në Angli, madje duket edhe më e përcaktuar. Nëse dy ditë më parë u fol për një kalim të mundshëm të Tomas Strakoshës tek Mançester Junajtidi, tashmë bëhet fjalë për një skuadër tjetër të Premier Ligës. “La Gazeta delo Sport” shkruan se portieri i kombëtares shqiptare ka arritur akordin me Brentfordin, dhe se do të bashkohet me ekipin shumë shpejt. Skuadra e trajnerit Tomas Frenk e ka nisur ndërkaq fazën përgatitore, dhe duket se tekniku ka dashur të jetë i sigurt për portën. Brentfordi ka portierin 26-vjeçar spanjoll David Raja, po ashtu dy portierë me moshë më të re si Balkombi dhe Koks, ndërsa Strakosha është më i pjekur dhe jo vetëm sepse është 27 vjeç. Gardiani kuqezi ka qenë pjesë e Lacios në Itali prej 10 vjetësh, ndërsa për gati 8 vjet ka luajtur në Serinë A, në pjesën më të madhe të kohës si titullar. Një kalim tek Brentfordi jo vetëm që do ta dërgonte atë në kampionatin më të fortë të botës, por edhe do t’i jepte shumë më tepër mundësi për të pasur minutazh të rëndësishëm, ndryshe nga sa do të kishte ndodhur tek Mançester Junajtidi.

Sfidanti.al