Brazili po pergatitet per ndeshjen e dyte ne grup ate ndaj Kosta Rikes, por vemendja ka qene e gjitha te Nejmar. Sulmuesi 25 vjeçar para dy ditesh e nderpreu shpejt stervitjen per nje problem ne kaviljen e operuar, por trajneri Tite konfirmoi se Nejmar eshte riaftesuar dhe se do te luaje ne ndeshjen e radhes se 5 here kampioneve te Botes.
‘Nejmar do te luaje-tha Tite-normalisht do t’i duheshin 5 ndeshje per te ardhur ne formen optimale duke qene se ka qene jashte fushave per me shume se 3 muaj. Por jemi ne Boteror dhe nuk kemi shume kohe, keshtu qe do te na duhet te ngutemi’.
Nejmar shpesh eshte kritikuar per stilin e lojes nga kundershtaret e tij te cilet e cilesojne ate si provokues, por Tite nuk eshte shume dakord.
‘Nejmar shume individualist? Ka karakteristika precize; driblon, hyn ne qender, kerkon te evitoje kundershtarin. Çfare te keqe ka ketu?-vijoi trajneri i Brazilit.
Sfidanti.al