Tifozi i Fejënordit përsërit shenjën me gisht pas 20 vitesh

Ndoshta e kishim harruar, por sapo pamë sërish foton u kujtuam pa asnjë hezitim. Ajo foto e një tifozi të vogël të Fejënordit, hipur në shpinë të babait, me gishtin e mesit treguar padyshim kundërshtarëve, mbeti në histori. Kanë kaluar 20 vjet që nga koha e shkrepjes së asaj fotoje, dhe që nga koha kur Fejënordi fitoi trofeun e fundit europian, Kupën UEFA, dhe ai tifoz sot është bërë burrë. i quajtur Majk Uilson, ai bëri një tjetër foto, tashmë njëzet e ca vjeç, sërish në supet e babait duke përsëritur gjestin e atëhershëm.

Sfidanti.al