Kjo do të ndodhte në “kurriz” të Mançester Junajtidit, ndonëse skuadra e trajnerit Erik Ten Hag është ende 1 pikë përpara dhe ka një ndeshje më shumë për të luajtur. Gjithsesi, 56 për qind e tifozëve në Angli (rreth 6 400), që votuan në sondazhin e “Deili Meilit”, mendojnë se do të jetë Liverpuli që do të arrijë vendin e katërt dhe do të kualifikohet për në Champions. Vetëm 44 për qind e tyre (diçka më pak se 5 000) mendojnë që Man. Junajtidi do t’ia dalë. Tifozët mendojnë se të kuqtë e Jurgen Klopit janë skuadra më në formë.
Sfidanti.al