Belingham pritet të firmosë këtë muaj me Realin e Madridit

Ylli anglez ka rënë dakord për të gjitha hollësitë për kontratën e tij të ardhshme. Mediat angleze dhe spanjolle shkruajnë se pasi hodhi poshtë rinovimin me Dortmundin, Xhud Belingham, është marrë vesh me Realin e Madridit. Adoleshenti 19-vjeçar pritet të fitojë 20 milionë euro në sezon (ndonëse do të taksohet fort), ndërsa madrilenët do të paguajnë 150 milionë euro për kartonin e tij. Firma në kontratë pritet të ndodhë që këtë muaj.

Sfidanti.al