“Hesapet” janë mbyllur dhe sezoni i ardhshëm do të jetë ndryshe. Paulo Dibala nuk do të jetë më lojtar i Juventusit, por tifozët e kanë ndonjë pakënaqësi ndaj klubit ndërsa argjentinasi shkëlqeu në fitoren në Kaljari për Serinë A. Bashkëpunimi tij me Dushan Vlahoviçin ishte shumë i mirë dhe sulmuesi serb shënoi gol me asistin e Dibalës. Edhe hera e fundit që sulmuesi shënoi ishte me asistin e numrit 10 në fitoren 2-0 ndaj Salernitanës. Në atë ndeshje, Dibala arriti në 113 gola, pra shënoi, duke qenë vetëm 2 gola larg shifrës që Roberto Baxho ka arritur për Juventusin. A është i drejtë vendimi i klubit për ta larguar “La Zhoian”? Tifozët nuk janë edhe aq të sigurt.
Sfidanti.al