Brazili në ndeshjen e parë nuk e justiufikoi shumë emrin e favoritit, pasi që në ndeshjen e parë të Kupës së Botës në Rusi ai barazoi 1-1 me Zvicrën, një ndeshje, ku ylli kryesor i tij, Nejmar, e pësoi më shumë nga të gjithë. Futbollisti më i mirë i “kariokave” u neutralizua pothuajse plotësisht nga lojtarët zviceranë që, në shumë raste, nuk treguan pikë mëshire për Nejmarin e sapokthyer në fushë mbas një dëmtimi serioz, por një gjë e tillë nuk do të thoshte asgjë për futbollistët zviceranë, sidomos, për njërin prej tyre… Valon Behrami që ishte ngarkuar që të markonte futbollistin më të mirë të Brazilit dhe ai e futi atë “në xhep”. Por si?
Mënyra sesi Behrami e markoi Nejmarin, duke shktuar ndaj tij shumë faulle, disa edhe të rëndë, nuk u pëlqeu aspak tifozve brazilianë që e shfrytëzuan prononcimin e futbollistit me orgjinë kosovare në Instragram, duke e “bombarduar” vërtet profilin e tij.
“Behrami, përse nuk regjistrohesh në UFC (arte marciale të përziera?”, shkruante njëri nga tifozët brazilianë, për shkak të lojës së rëndë të këtij lojtari zviceran kundr Nejmarit, ndaj të cilit gjatë të gjithë ndeshjes u bë një numër rekord, 10, faullesh.
Sfidanti.al