Tifozët algjerianë shkaktojnë kaos në Francë; 20 agjentë të plagosur, 74 të ndaluar

Kualifikimi për në gjysmëfinale të Kupës së Afrikës e siguruar me penalltinë e fundit në ndeshjen me Bregun e Fildishtë, shkaktoi një valë të fortë festimesh të tifozëve algjerianë jo vetëm në vendin e tuyre, por edhe në Francë. Madje në vendin transalpin, sidomos në Paris, festimet u shkatërruan nga incidentet e dhunshme.

Në Montpelier, në fakt një tifoz algjerian humbi kontrollin e makinës dhe shtypi një familje duke vrarë nënën, ndërkohë që dy fëmijët u dërguan në spital, njëri prej të cilëve ishte i sapolimdur dhe në gjendje të rëndë. Ndërsa në Paris, në lagjen Barbes ku jeton një komunitet algjerian, u bllokua trafiku nga forcat e rendit, ndërkohë që shumë tifozsë sfiluan me makinat e tyre në Champs Elysee. por disa individë përfituan nga kaosi festiv për të thyer vitrinat e grabitur disa prej dyqaneve mes të cilëve një koncensionar i Ducatit. Në fund, ashtu sikurse dhe në Marsejë edhe në Paris, turma u shpërnda nga turma. Bilanci i festimeve flet për 74 persona të ndaluar dhe 20 agjentë të plagosur lehtë.

sfidanti.al