FIFA, grusht i hekurt kundër racizmit; dyfishohen skualifikimet, ndeshjet humben në tavolinë

FIFA është e vendosur t’i japë fund episodeve raciste në futboll. Qeveria e Futbollit botëror ka vendosur që të ndëshkojë ashpër fyerjet diskriminuese në stadiume dhe në kodin e ri të disiplinës ka parashikuar masa shumë të forta.

Masat do të jenë nga skualifikimi me 10 ndeshje minimumi për lojtarët që do të rezultojnë fajtorë për sjellje diskriminuese deri te humbja e menjëhershme e sfidës të skuadrës, tifozët e së cilës janë fajtorë për shfaqje të episodeve diskriminuese

Sanksioni i parashikur nga kodi i ri të Disiplinës, që do të aplikohet vetëm në kompeticionet zyrtare të FIFA, përfshihen këtu edhe ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2022, do të vendoset në rastet e fyerjeve për ngjyrën e lëkurës, origjinën etnike, gjeografike apo sociale, për gjininë dhe orientimin seksual, aftësitë e kufizuara, gjuhën, besimin, opinionet politike apo të cdo lloj statusi tjetër

Masa e humbjes në tavolinë do të aplikohet vetëm pasi arbitri ka ndjekur të ashtuquajtur procedurën në 3 faza; kërkesën e një njoftimi publik për ndërprerjen e një sjellje të tillë, pezullimin e ndeshjes deri në qetësimin e situarës dhe mbylljen e krejt ndeshjes.

sfidanti.al