Federata Uellsiane e Futbollit ka nisur kërkimet për gjetjen e pasuesit të Kris Kolman në pankinën e kësaj përfaqësueseje. Së fundmi në media është përmendur shpesh emri i Thierri Henri.
Ish futbollisti i Arsenalit dhe Barcelonës hyn në listën e jkandidaturave për të garuar me emra të tilla si Rajan Gigs dhe Krejg Belami. Por sipas medias britanike francezi ka një avantazh më të madh në krahasim me këta të fundit për shkak të raporteve shumë të mira që ai ka me Osian Roberts, asistentin e teknikut Kolman në përfaqësuesen uellsiane dhe që konsiderohet si personi me më shumë influencë në skuadër
Henri ka si objektiv të bëhet shumë shpejt trajner i një niveli yë lartë dhe aktualisht është asistenti i Roberto Martinez, trajnerit të përfaqësueses belge që është kualifikuar në Botërorin e Rusisë dhe që në shortin e 1 dhjetorit do të jetë në vazon 1 të skuadrave kokë grupi.
sfidanti.al