El Salah, njeriu që kaloi Faulerin, Torresin e Suarezin në “Anfild”

Kur Liverpuli pagoi 38 milionë paund stërlina për Mohamed Salahun, publiku u habit jo pak, dhe specialistët deklaruan se shifra ishte tepër e lartë për një lojtar që, mund të thuhet, kishte dështuar tek Çelsi. Suksesi 3-0 ndaj Sauthemptonit (ku luan objektivi i madh i Klopit, Van Dajk) bëri që Salah të arrinte në shifrën e 9 golave në 12 ndeshje të Premier Ligës deri tani. Dygolëshi i tij erdhi për 10 minuta, ndësa në total egjiptiani ka 14 gola në 18 ndeshje me Liverpulin. Kjo do të thotë se, deri tani, ai ka kaluar legjendat e kohëve moderne si Robi Faulër, Fernando Torres dhe Luis Suarez. Nuk dihet nëse do të vazhdojë kështu, por i ardhuri nga Roma po quhet tani njeriu-kyç i skuadrës.

Sfidanti.al