E padëgjuar ndonjëherë, Stadiumi “Kamp Nou” mund të mbyllet si dënim?

Presidenti i Unionit të La Ligës së Spanjës, Havier Tebas, deklaroi, dje, se Barcelona mund të sanksionohet, nëse vazhdojnë thirrjet dhe parrullat e “pahijshme” të tifozëve të klubit katalonjas në “Kamp Nou”. Barcelona mund të dënohet me mbylljen e këtij stadiumi, nëse tifozët e saj vazhdojnë që të shprehen mbi baza ofenduese kundër Spanjës. “Bërtisni për pavarësinë e Katalonjës sa të doni, por që të shani Spanjën, nuk keni punë”, deklaroi ai.

Situata mund të precipitojë deri atje, sa Unioni i La Ligës spanjolle mund të marrë vendim për mbylljen e stadiumit “Kamp Nou”, parlajmëroi Tebasi.

Sfidanti.al