Theu rregullin e karantinimit, Xavi gjobitet në Katar

Federata e Futbollit në Katar gjobit Xavi Hernandez dhe disa futbollistë e anëtarë të stafit teknik të kampionatit të vendit me 2300 Euro gjobë secili apasi thyen rregullat e vendosura kundër coronavirusit. Xavi që ishte pranë marrjes së drejtimit të Barcelonës në muajin janar, gjë që duket se do ta bëjë gjithsesi shumë shpejt, rezultoi pozitiv me Covid 19 në fund të muajit korrik.

Por pas vetëm pak ditësh ai rezultoi se ishre shëruar. Gjoba iu dha pasi nuk respektoi protokollet e Ministrisë së Shëndetit Publik duke përfshirë këtu edhe mos respektimin e karantinimit në shtëpi. Të tjerë persona që u gjobitën për këtë arsye ishin edhe 2 futbollistë të Al Sadd; Hammam Al Amin dje Abdul Karim Hassan, por për këta dy të fundit nuk dihet konkretisht se cfarë rregulli kanë thyer.

Sfidanti.al