Skandal seksual në Angli, përfshihet një sulmues i Watford, largohet nga klubi

Një skandal i ri seksual shpërthen në futbollin anglez. Një video seksuale është shpërndarë  në internet ku dukej futbollisti Ëatford, Adalberto Peñaranda që ishte i pranishëm në një festë me përmbajtje erotike duke u sjellë në një mënyrë që u kritikua nga mijëra persona në rrjetet sociale. Presioni I krijuar pikërisht në këto rrjete sociale bëri që sulmuesi venezuelian të vendosë që të largohet nga klubi

Video u xhirua dhe u shpërnda nga ai vetë nëpërmjet një grupi ndjekësish të tij në Instagram të cilët i kishte në kategorinë ‘miqtë më të mirë’. Një prej tyre pasi pa imazhet e xhiroi atë që po shihte dhe e shpërndau në profile të tjera në rrjetet sociale aq së video u bë virlale. Edhe pse bëhej fjalë për një moment privat që Penarada deshi ta shohin vetëm persona të përcaktuar, video në fakt u pa nga mijëra të tjerë.

Sfidanti.al