Dyshimet për regjistrimin e Neymar te Al Hilal në ligën saudite për gjysmën e parë të sezonit, duket se janë shuar. Sipas shtypit vendas, ekzaminimet mjekësore të kryera nga ylli brazilian konfirmuan se rikuperimi nga këputja e ligamenteve në gjurin e majtë të pësuar në tetorin e vitit të kaluar është vonuar dhe se do t’i duhen të paktën edhe dy muaj të tjerë jashtë.
Kështu, pozicioni i Jorge Jesus për të mbajtur jashtë opsioneve sulmuesin 32-vjeçar deri në janar, duke e rregjistruar atë vetëm atëherë, fiton forcë. Deri atëherë, trajneri portugez mund të llogarisë në Renan Lodi, i cili do të sakrifikohej nëse Neymar do të regjistrohej menjëherë, klubi ka deri sot për të vendosur. Duke qenë se kjo është e vërtetë, fanela me numrin 10 mund të jetë ende një opsion për Ligën e Kampionëve të Azisë, për të cilën regjistrimet mbyllen më vonë. Tani për tani, është e sigurt që Neymar nuk do të mund të luajë deri në nëntor dhe kontrata e tij përfundon në qershor, pasi ka luajtur vetëm 5 ndeshje para se të dëmtohej.
sfidanti.al