Reperi i njohur kanadez kishte vënë bast 210 mijë dollarë për fitoren e tenistit amerikan Taylor Fritz në finalen e US Open, por ai e humbi bastin, sepse ndeshja u fitua nga italiani Jannik Sinner. “Duke vazhduar rekordin tim si bastvënësi më i guximshëm sportiv në histori, por edhe ai me më shumë humbje” komenti i Drake në foton e bastit të vënë. Muajt e fundit reperi ka humbur mbi një milion dollarë në baste në disa sporte të ndryshme si NBA, NFL apo futboll.
sfidanti.al